Vetaksident trafiku, dy të rinj bëhen për spital
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fier të Shqipërisë, me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Shënpjetër.
Sipas policisë, drejtuesi i veturës A.A., 22 vjeçar, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka dalë nga rruga, ku ka mbetur i lënduar. Përveç tij, lëndime ka pësuar edhe pasagjerja A. A., 22 vjeçare, që ndodhej në këtë veturë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Fierit.