Lajme

Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, ka të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Rahovec-Malishevë.

“Ka ndodhur një vetaksident ku janë lenduar tre persona. Janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e qytetarëve dhe janë transferuar në spitalin e Gjakovës. Kemi informacion se të tre janë jashtë rrezikut për jetë. Hetimet e trafikut janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gjurkaj