Lajme

Vet-aksident trafiku në Suharekë, vdes një person

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale në rrugën rajonale Prizren-Suharekë.

Një person ka vdekur pasi është vet-aksidentuar me veturë.

Policia e Kosovë ka thënë se aksidenti ka ndodhur të hënën në rrugën rajonale Prizren –Suharekë, në hyrje të Suharekës.

“Në aksident është përfshirë një veturë ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar Ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale të Prizrenit, transmeton Indeksonline.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesi i veturës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.