Lajme

Vështirësohet situata, edhe një grua sulmohet nga qentë endacak tek Biblioteka

Një grua është sulmuar nga qentë endacak në Prishtinë.

Sulmi ka ndodhur teksa qytetarja po kalonte parkun tek Biblioteka Kombëtare.

Në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë ekipi i emergjencës dhe po trajtohet gruaja e lënduar, shkruan Gazeta Insajderi.

Edhe një rast i sulmit nga qentë endacak ka ndodhur mbrëmë në sheshin e Prishtinës.

Dy fëmijë është raportuar se janë kafshuar nga qenë në shesh.

Fëmijët janë trajtuar në QKUK.

LEXO EDHE:  Kjo është data kur do të ndërrohet ora