Lajme

Veshja e deputetës që tërhoqi vëmendjen gjatë fjalimit të saj

Të mërkurën e datës 3 qershor, Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim votoi pro formimit të Qeverisë Hoti.

Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë, disa prej të cilëve mbajtën fjalime dhe diskutuan rreth qeverisë së re.

Mes shumë deputetëve që i kishin kushtuar kujdes të veçantë dukjes në këtë ditë, në sy ra pamja e deputetes Teuta Haxhiu.

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që tashmë janë pjesë e koalicionit qeverisës, u ngrit në foltoren e Kuvendit për të mbajtur fjalimin e saj.

Ajo kishte kombinuar veshjen e saj nën ngjyrat kombëtare, një fustan të zi shoqëruar me një sako të kuqe, në të cilën kishte inkuadruar një karficë të markës “Coco Chanel”.

Marka e stampuar në sakon e saj ishte një detaj i cili mori vëmendjen e të gjithë atyre që ndoqën nga afër fjalimin e saj.

Përgjegjësia për t’u dukur bukur dhe me stil para qytetarëve që ia kanë besuar votën, duket se e ka bërë deputeten Teuta Haxhiu që t’i kushtojë një vëmendje të tillë të detajuar dukjes së saj.