Lajme

Veseli: Së bashku me Amerikën, Kosova është më e fortë, më e sigurt në rrugën e saj të suksesi

Matt Whitaker, njeriu i besueshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, ka elektrizuar atmosferën në tubimin zgjedhor të PDK-së në qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët.

Whitaker u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për Veselin dhe një parti që e forcon raportin me Amerikën dhe jo dikush që e izolon dhe rrezikon marrëdhëniet.

Pas përfundimit të këtij tubimi, përmes një postimi në faqën e tij në facebook, ka reaguar edhe Kadri Veseli.

Ai ka thënë se, së bashku me Amerikën, Kosova do ta fitojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do ta ruajë sovranitetin e integritetin territorial dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit:

Së bashku me Amerikën, Kosova është më e fortë, më e sigurt në rrugën e saj të suksesit. Së bashku me Amerikën, ne do ta fitojmë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do ta ruajmë sovranitetin e integritetin territorial dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Vetëm Partia Demokratike e Kosovës e ka prioritet kryesor forcimin e partneritetit me SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë. Vetëm përmes mbështetjes së fortë të tyre, ne do t’ia dalim të fitojmë luftën kundër korrupsionit, ta zhvillojmë ekonominë dhe t’u japim të rinjve shpresë për të ardhmen, që të mos largohen prej vendit. Unë jam i bindur që së bashku me Amerikën, së bashku me miqtë tanë evropianë, ne do ta ndërtojmë të ardhmen e sigurt në Kosovë për qytetarët dhe shtetin!

Thank you Matt Whitaker, your support means a lot to me! #PDK112