Lajme

Veseli porosi delegacionit para takimit me Serbinë: Asnjë centimetër tokë të mos jetë pjesë e dialogut

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli iu ka dërguar një porosi delegacionit të Kosovës që sot do të ulen në tavolinë të diskutimit me Serbinë në Shtëpi të Bardhë, raporton Gazeta Express.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin me strukturat e partisë në Vushtrri e Mitrovicë ka thënë se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë që cenon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.

“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë Veseli./Express/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje