Lajme

Veseli: Nuk ka bodrum dhe myk në Prishtinë që s’kam banuar si student

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka thënë se do ta sjellë ndryshimin edhe duke u nisur nga perspektiva e vetes.

“Nuk mund të del kush kundër kur e vendos shteti. Asnjë individ nuk është më i fortë se shteti. Nuk është se po e goditi ndonjë parti. E kam filluar nga partia ime, s’kam akuzuar asnjë parti tjetër, nuk po akuzoj po veproj konkretisht”.

“Mendoj se me këtë formë kam me i mbajtur edhe fëmijët e mi në Kosovë. Nuk ka bodrum të Prishtinës që s’kam banuar si student, nuk e kam pasë babën kryetar. Nuk ka myk i bodrumeve të Prishtinës që s’kam banuar”.

“Unë jam fëmija i shtatë e di çka do me thënë me qenë i papunë apo t’i kesh motrat e vëllezërit pa punë. Po flas edhe nga perspektiva personale, nuk jam verbuar pse jam kryetar i Kuvendit”.