Lajme

Veseli kundërshtarëve politikë: Mos u bëni hor me qit vija të kuqe!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është pyetur sot në emisionin n’Konak nëse ka vija të kuqe me partitë e tjera politkë në vend për koalicione pas zgjedhjeve.

Ai është përgjigjur se vijat e kuqe i ka vetëm me Serbinë, korrupsionin dhe me ata që e dëmtojnë partneritetin me SHBA’në dhe Bashkimin Evropian, transmeton Korrespodenti.

“Vija të kuqe ka, me e ba demarkacionin me Serbinë, me e kry sa më shpejt. Edhe me qëta që janë të korruptum, edhe më ata që e dëmtojnë partneritetin me SHBA’në dhe Bashkimin Evropian. Me shqiptarë unë nuk qes vija të kuqe”, ka thënë Veseli.

Ai u ka bërë thirrje partive politike që të mos qesin vija të kuqe për shqiptarët, pasi që sipas tij, edhe pse një gjë e tillë është gabim, prapë nuk po i mbajnë deri në fund.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë veterani i UÇK-së

“Në 2014’tën llom e kanë bërë Kosovën 6 muaj me vija të kuqe dhe tani e dimë tanë. Edhe në 2017’tën vijat e kuqe. O leni vijat e kuqe mes shqiptarëve e merrnu me problemet këtu që i kemi, t’ia bëjmë jetën njerëzve më të mirë. Duhet me pas mençuri e guxim dhe këtë jam i bindur se kam dhe kam mi shku deri në fund. Këtë popull duhet me e qit në dritë. Sherret që i kemi me Serbinë, populli i ynë duhet me e kuptu që ne e ende e kemi një sherr me Serbinë për arsye se nuk jemi në OKB. Jemi shtet, nuk ka më kthim mbrapa, veç naj budallë nëse na futë në ndonjë politikë.. me na kthy mbrapa, me na dëmtu shtetin”, ka thënë kryetari Veseli.

LEXO EDHE:  ​Prej sot shtrenjtohet energjia elektrike

Lideri i PDK’së u ka bërë thirrje partive politke që të bashkohen dhe të ballafaqohen me problemet aktuale që i ka Kosova.

“Hajde të punojmë mençurisht, të ballafaqohemi me këto probleme, bëhemi bashkë çka mund të bëhemi bashkë, mos u bëni hor me qit vija të kuqe”, ka thënë Veseli. /Korrespodenti