Veseli kritikon Qeverinë e Kurtit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar Qeverinë e cila ishte në krye me Albin Kurtin, duke pohuar se dëmtuan rëndë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.
Ai ka thënë se edhe në këto tre muaj pandemie, si pasojë e keqmenaxhimit qeveritar, ka pasur stagnim ekonomik.
“Ne i jemi bindur vullnetit të qytetarëve, kemi një qëndrim konsistent nga ai i 6 tetorit”.
“Do mbajmë shërbimin e njëjtë në interesa të qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Veseli në Klan Kosova.
“Teoria e konfrontimeve dhe konsumit të tepruar elektoral, është duke rritur ndjeshmërinë për politikë, pritshmërinë e qytetarëve por pak po e përmbush interesin e qytetarëve”.
“Po e thellon varfërinë, po e bllokon shtetin e pavarur dhe sovran, po e vënë në pikëpyetje qenien tonë, shtetësinë tonë, kur të gjitha bëhen këto në emrin e tyre”.
“Aq rëndë goditet jeta e qytetarëve, sovraniteti i shtetit dhe integriteti territorial sa nuk mund ta merr me mend njeriu që mund të ndodhë nga vet njerëzit e këtij vendi që thirren në premisa shumë të mëdha, por bëjnë kaq punë të paqarta”.