Lajme

Veseli fton organet e drejtësisë që të hetojnë vdekjen e të riut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 26 vjeçarit nga komuna e Gjilanit, në Qendren e Studentëve në Prishtinë.

Veseli ka shkruar në Facebook, se humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjegjësi shtetërore.

“Ndarja nga jeta në karantinën e Qendrës Studentore, e djaloshit 26 vjeçar nga Gjilani, është shumë e dhimbshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve. Humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjegjësi shtetërore, duke qenë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit. Andaj, është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet”, ka shkruar Veseli.

26 vjeçari nga Gjilani, Agron Musliu, dyshohet se u hodh nga kati i pestë i konviktit në Qendrën e Srtudentëve në Prishtinë. Ai po qëndronte aty me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë si i karantinuar pasi kishte ardhur nga Gjermania./Objektiv/