Lajme

Veseli: Edhe Obiliqi po i bashkohet fitores së Partisë Demokratike të Kosovës

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, gjatë dit♪7s së sotme bëri një vizitë edhe në qytetin e Obiliqit.

Ai, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka shkruar se qytetarët e kësaj komune janë një hap para drejt fitores së 6 tetorit.

Postimi i plotë i tij:

Edhe Obiliqi po i bashkohet fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Qytetarët e kësaj komune janë një hap para drejt fitores së 6 tetorit, kësaj dite historike për Obiliqin dhe Kosovën.

Ne mund t’ia kthejmë shpresën rinisë sonë, ashtu siç me aleatët ia sollëm shpresën popullit tonë, 20 vjet më parë.

Por, ne fillimisht duhet ta ndihmojmë veten, që të mund të na ndihmojnë edhe aleatët tanë.

Para së gjithash, Kosova duhet ta bëjë një zgjedhje: një luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Dhe, jemi vetëm ne që do ta bëjmë këtë. Jemi vetëm ne që duam ta bëjmë.

Si kryeministër i ardhshëm do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë për t’iu ofruar më shumë mundësi të rinjve tanë, që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.

Votojeni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. #PDK112


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?