Lajme

Veseli dha një premtim të madh për aktivistet e PDK’së në Gjilan

Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka bërë një vizitë në qytetin e Gjilanit, ku është takuar me aktiviste të PDK’së.

Veseli, përmes një postimi i faqen e tij në facebook, ka thënë se mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook:

I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje.

Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapim sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomisht gratë.

Shpërndajeni këtë postim nëse edhe ju e konsideroni të rëndësishme përmirësimin e statusit të grave e vajzave në Kosovë!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?