Lajme

Veprimtari i dalluar i LDK’së, Ali Topalli, kandidat për deputet nga Fushë Kosova

Veprimtari i dalluar i LDK’së, Ali Topalli, do të kandidojë për deputet në Parlamentin e Kosovës në listën e LDK’së nga dega e saj në Fushë Kosovë, raporton Korrespodenti.

Përmes një postimi në faqen e tij në facebook, z.Topalli ka thënë se me shumë krenari e përgjegjësi të plotë do të jetë zëri i qytetarëve të Fushë Kosovës në Kuvend dhe t’i përfaqësojë ata denjësisht!

Postimi i plotë i Topallit në Facebook:

Votues të nderuar

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka një listë të madhe e të pasur me personalitete të shumta.

Ndër ta është edhe numri 56, i cili më simbolizon mua!

Me shumë krenari e përgjegjësi të plotë iu ftoj të jem i zgjedhuri juaj, të jem zëri i juaj dhe t’iu përfaqesojë denjësisht!

LDK✔
ALI TOPALLI 56✔


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?