Lajme

Vendos Kryesia e Kuvendit: Nesër në këtë orë votohet Qeveria Hoti

Nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca ku do të votohet Qeveria Hoti.

Kështu ka vendosur në mbledhjen e sotme Kryesia e Kuvendit, pas kërkesës që e ka marë dje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese dje e ka publikuar aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit për mandatarin, që i dha të dritën e gjelbër formimit të qeverisë së re.

LDK-ja po e priste aktgjykimin e plotë, ndërsa menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e publikoi atë dje, e dorëzoi në Kryesinë e Kuvendit kërkesën me nënshkrimet e 61 deputetëve për thirrjen e seancës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dje ka thënë se i kanë rreth 65 vota për ta krijuar qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin.