Lajme

Vendimi i ri, këto kategori duhet të punojnë nga shtëpia

Ministria e Shëndetësisë ka dal me masa të reja për mbrojte nga koronavirusi, pas shtimit të rasteve ditëve të fundit.

Me masat e reja, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen që të dalin në zyre dhe mund të punojnë nga shtëpia.

Ndërkaq, personat mbi moshën 65-vjeçare, mund të dalin nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësor.

Së fundmi, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm të premten, më 30 tetor, janë regjistruar 418 raste të reja – shifër rekorde që prej fillimit të pandemisë.

Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë – Kosova ka regjistruar 19,328 raste me koronavirus.

Prej tyre, 678 kanë vdekur ndërsa 15,434 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,126./