Lajme

Vendimi i fundit i kirurgëve të QKUK-së: Greva vazhdon

Kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së, instituteve paraklinike dhe Spitaleve të Gjilanit dhe Gjakovës do ta vazhdojnë grevën.

Gazeta ka siguruar vendimin me anë të të cilit është njoftuar drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, si dhe drejtorët e klinikave ku është duke u mbajtur greva.

Kelmendi dhuron televizor dhe çarçaf për pacientët në Spitalin e Pejës.

“Vendimi i përbashkët i Këshillit Grevist është që greva të vazhdojë”, thuhet në këtë dokument i cili mban datën e protokollimit 31 dhjetor 2018, shkruan Gazeta Shneta.

Kirurgët e kanë nisur grevën më 17 dhjetor, pasi u shprehën të pakënaqur me përfaqësimin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. Ata po kërkojnë që rrogat e tyre të rriten në nivel me sektorin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndonëse janë kërcënuar me suspendime nga drejtoria e SHSKUK-së në rast se neglizhohen rastet e pacientëve, ata kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga greva e madje do ta bojkotojnë kolektivisht punën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë greva e mbajtur për 72 orë nga sindikalistët është ndërprerë pas dy takimeve të mbajtur nga krerët e FSSHK-së me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Këta dy të fundit janë zotuar se ligji për paga do të kaloj në janar bashkë me projektbuxhetin për vitin 2019.