Lajme

“Vendi ka nevojë urgjente për programin që ofron PDK”

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se plani i rimëkëmbjes që ofron PDK, është ajo që shoqëria ka nevojë më së shumti në këtë kohë, shkruan Gazeta inFokus.

Shala, i ftuar në emisionin “Ekonomia n’Fokus”, ka deklaruar se programi i kësaj partie është i fokusuar në përmirësimin e dëmeve që ka shkaktuar pandemia.

“Pjesa më e veçantë e programit të Partisë Demokratike të Kosovës, e programit të Rimëkëmbjes, e paketës së rimëkëmbjes, e konceptit zhvillimor, që PDK ofron sot, është ajo që në njëfarë forme ajo që shoqëria jonë ka nevojë si asnjëherë tjetër. Pra pjesa e parë e rimëkëmbjes është rikëndellja ekonomike pas goditjeve në kushte pandemike”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Shala është shprehur se PDK me programin e rimëkëmbjes do të jetë pranë të gjithë sektorëve.

“Rikthimi në normalitet dhe ofrimi i gjithë asaj që ka mundësi që të jetë dora e shtetit pranë ndërmarrësve, ekonomisë, pranë kategorive sociale, arsimit, pranë ndërmarrjeve të mëdha publike dhe private. Ato kanë marrë një goditje shokuese për shkak të pandemisë dhe për shak të neglizhencës s dy qeverive, edhe Kurti edhe Hoti”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ferat Shala garon me numrin 14 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta inFokus/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?