Lajme

Vendbanimet e Kosovës që “nuk e njohin” Koronavirusin

Dy komuna të Kosovës nuk janë prekur fare nga Koronavirusi.

Sipas të dhënave të deritashme nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në Ranillug e Novobërdë nuk është regjistruar ende asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Përderisa në dy komuna nuk ka pasur asnjë të infektuar me COVID-19, janë ende 10 komuna të vendit ku nuk është shënuar asnjë rast fatal i vdekjes nga virusi vdekjeprurës.

Komunat si: Ranillug, Novobërdë, Shtërpcë, Junik, Partesh, Graçanicë, Kllokot, Han i Elezit, Deçan dhe Klinë nuk kanë shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Në Leposaviq dhe Zveçan janë shëruar të gjithë personat e infektuar me Koronavirus.

Nga ana tjetër, Prishtina mbetet komuna më e prekur, me gjithsej 1785 raste. Pas saj renditet Komuna e Vushtrrisë me 434 raste.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?