Lajme

Vend për vetura, dyqane, galeri e amfiteatër: Kështu do të duket parkingu nëntokësor në Prishtinë (FOTO)

Kanë filluar ndërtimet për parkingun nëntokësor në kryeqytet. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka prezantuar projektin e parkingut nëntokësor, ku ka bërë të ditur se ky projekt do të përfundojë për 18 muaj, raporton Express

Parkingu nëntokësor do të ketë 23 mijë metra katrorë hapësirë parkingu, 2 kate nga 11 mijë e 500, përafërsisht 700 vende të parkingut.

Do të ketë galeri të hapur, amfiteatër, kthina të vogla për shërbime komunale, 500 metra katrorë hapësirë komerciale që do të vendoset në katin zero.

Në total do të jenë 700 vendparkime, 600 standarde, 41 parkingje dhe mundësi për karikim të veturave elektronike, 26 për motoçikleta, 33 për persona me nevoja të veçanta. Hapësira do të jetë me ujitje automatike.

Brenda objektit do të ketë edhe ashensorë.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2018 kishte filluar fazën e parë për ndërtimin e parkingut e që është shpallja e kërkesës për kualifikim, për të vazhduar më pas me shpalljen e kërkesës për propozim dhe për të përfunduar me përzgjedhjen e ofertuesit më  të suksesshëm,

Në fazën e parë, atë të aplikimit të ofertuesve kishin aplikuar gjashtë kompani.

Kërkesa për kualifikim ka për qëllim që t’i përzgjedhë kompanitë që kanë potencial financiar dhe operativ për të realizuar projektin, dhe bazohet në kualifikimet minimale teknike si dhe kualifikimet minimale financiare.

Por rreth çështjes së ndërtimit të këtij parkingu, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte zotuar se punimet do të fillojnë në vitin 2018.

Sipërfaqja e ndarë për parking është 13,990 metra katrorë dhe është planifikuar që të ndërtohet në 2 etazhe. Disniveli në pjesën perëndimore të lokacionit mund të shfrytëzohet për ndërtimin e disa lokaleve afariste, në sipërfaqe të përgjithshme prej 500 metrash katrorë.

Një prej pjesëve të rëndësishme të këtij projekti, është parku mbi parking, i cili do të jetë edhe parku qendror i kryeqytetit


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?