Lajme

Vëllai i Mimoza Kusarit dhe burri i tij do adoptojnë një fëmijë

Pas informacioneve për martesën e Ylber Kusarit, vëllaut të deputetes Mimoza Kusari-Lila me Jonathan Ausman, zbulohet edhe një detaj tjetër.

Çifti shumë shpejtë pritet të adoptojnë një vajzë të cilën do e quajn Adea Ausman Kusari.

Këtë e ka bërë të ditur nëna e dhëndrrit, Karuna Ausman e cila përmes një postimi në Facebook ka njoftuar miqt për ceremoninë edhe emocionet që ata si familjen kishin për këtë ngjarje të madhe.

“13 Nëntori 2021, një datë e rëndësishme për familjen tonë. Në këtë ditë, Ylber Kusari dhe Jonathan Ausman bënë një premtim se do ta duan njëri-tjetrin përjetësisht. Gjithashtu një ditë ata njoftuan botës se do të bëhen prindër të një vajze Adea AUSMAN KUSARI. Ishte një ditë emocionuese dhe ditë e mbushur me dashuri dhe lumturi. Ju lutem bashkohuni me mua duke bekuar të sapomartuarit dhe udhëtimin e tyre drejt prindërimit. Unë dua t’i kërkoj falje familjes dhe miqve të mi në Toronto, në pjesën tjetër të Kanadasë dhe jashtë saj që nuk mund t’ju bëj pjesë të kësaj dite të mbarë. Kufizimet Covid për tubime dhe udhëtime janë ende kufizuese. As Tasha nuk mundi të ishte dëshmitare e ceremonisë. Foto të bukura janë realizuar nga një fotograf profesionist. Unë premtoj t’i ndaj fotografitë kur t’i marrim. Zoti i bekofte te gjithe”, ka shkruar ajo në Facebook