Lajme

Vehbi Kajtazi: Qeveria Kurti po i konsideron popullin budall

Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po manipulon dhe po diskriminon qytetarët sa i përket ngritjes së çmimit të rrymës, shkruan Gazeta Metro.

Kajtazi ka thënë se Kurti ka gënjyer teksa ka thënë se po detyrohemi të paguajmë katërfishin e energjisë elektrike.

‘’Nuk e di a po e konsiderojnë këtë popull budall a cka tjetër. Na ka gënjy. Nuk ka pasë qasje të barabartë për gjithë qytetarët e Kosovës. KEDS duhet të nacionalizohet dhe ta bëjë faturimin në veri. Spo e bën asnjërën prej këtyre. Po deyrohemi me pagu në katërfish energjinë elektrike’’, ka thënë ai në Debat Plus