Lajme

Vdiq në moshë të re, sot varroset Arlind Gjikolli

Ka vdekur në moshë të re reperi i njohur kosovar, Arlind Gjikolli – Gjikla. Ish-anëtari i bendit WNC nga Peja, viteve të fundit ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit Operacional në Telegrafi.

Lajmin e kobshëm e konfiruan të afërmit përmes rrjeteve sociale. Ai ndërroi jetë nga një sëmundje e shkurtër, me të cilën u përballë kohëve të fundit. Shoqëria dhe fanatikët e muzikës së tij vërshuan në rrjetet sociale me ngushëllime për familjen e të ndjerit.

Gjikla, vdiq dje në moshën 41-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00. Lajmi për vdekjen e tij i ka pikëlluar të gjithë.