Lajme

Vdesin tre mërgimtarë kosovarë në Gjermani, rrugës duke u kthyer për Zvicër

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur sot një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 9, shkruajnë mediat gjermane.

Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në automobilin audi.

albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj, familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës. Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga brigada e zjarrfikësve e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit, transmeton albinfo.ch.