Lajme

Vdesin edhe dy persona nga koronavirusi në këtë komunë

Kanë vdekur dy persona nga koronavirusi në Kamenicë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.

Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancën e duke #pastruarduart.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre.