Lajme

Vdesin dy ushtarakë, ja arsyeja

Dy ushtarakë rusë vdiqën në Bjellorusinë perëndimore pranë kufirit polak të premten gjatë stërvitjeve të përbashkëta ajrore me Minskun.

Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve se parashutat e dy ushtarëve nuk funksionuan siç duhet “për shkak të një ere të fortë të papritur”.

“Megjithë përpjekjet e mjekëve, dy ushtarakët rusë nuk iu mbijetuan plagëve të marra”, thuhet në deklaratë.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 250 parashutistësh rusë që morën pjesë në manovrat e përbashkëta me ushtrinë bjelloruse të premten, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?