Lajme

Vdesin babë e bijë nga ky qytet i Kosovës, pas një aksidenti të rëndë në Gjermani

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Gjermani kanë humbur jetën një baba dhe vajza e tij 6 muajshe, shkruan Gazeta Metro.

Ramosaj tha se ky lajm i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, ishte tronditës.

Ai humbi jetën bashkë me vajzën 6 muajshe, në një aksident në Gjermani.

Kryetari i Deçanit u shprehi ngushëllime familjarëe, bashkëfshatarëve dhe gjithë qytetarëve të Deçanit.

”Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani’’, shkroi Ramosaj.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!

BR’’


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?