Lajme

Vdes profesori i njohur kosovar

Pasditen e sotme ka vdekur në moshën 89 vjeçare, ish-profesori universitar, Hajrullah Gorani.

Lajmin e ka bërë publik vajza e tij, Visare Gorani, në Facebook.

Gorani ka qenë kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, qysh në vitin 1990 deri në vitin 2002, duke organizuar punëtorët shqiptarë të Kosovës në rezistencën ndaj masave të dhunshme të imponuara nga regjimi i Milosheviqit.

Hajrullah Gorani
LEXO EDHE:  Kurti refuzon kërkesën e Escobar që kryetarët e komunave veriore të mos punojnë nga objekti komunal