Lajme

Vdes një zyrtar i lartë i FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë, rreshter i parë, Besim Bajraktari.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për shërim në Francë.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim. Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së.Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje