Lajme

Vdes një nga mësueset më të respektuara

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë një nga mësueset më të respektuara të Mitrovicës, mësuesja Miradije Mustafa Hoti, njofton Mitropol.

E ndjera punonte në shkollën fillore “Musa Hoti” ku arsimoi breza të tërë nxënësish.

Ajo ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare.

Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 12:00 (me drekë) në varrezat e qytetit në Shipol.