Lajme

Vdes një i prekur me Coronavirus në këtë qytet

Ka vdekur një person nga COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda spitalit kanë thënë se viktima ishte 74-vjeçar.

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 38 pacientë për koronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?