Lajme

Vdes një 30-vjeçar në Klinë

Një 30 vjeçar ka vdekur si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Për detaje të tjera do të ju informojmë”, ka thënë Rugova.