Lajme

Vdes një 23 vjeçar në burgun e Dubravës

Sipas informatave të KMDLNj-së, një i dënuar 23 vjeçar i lindur në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

I ndjeri, në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës ishte nga data 9 janar 2019, njofton Klan Kosova.

“Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellë urgjentisht në Stacionarin e QK në Dubravë  F.I. nga stafi mjekësorë dhe sigurimi. Ndërkaq në ora 20.45 konstatohet se nuk ka shenja jete”.

“Gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me  ç’rast ka deklaruar se e mendon vet-varjen; prandaj është vendosur nën përcjellje permanente”.

“Atij i është përshkruar terapia anti-depresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e burgut të Dubravës”. /klankosova.tv


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?