E mërkurë, 27 Maj, 2020
Lajme

Vdes nga Koronavirusi, shqiptari në Itali nderohet me flamurin në gjysmë shtizë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë, Qu Dongyu ka njoftuar në profilin zyrtar të FAO në Twitter humbjen e mikut dhe kolegut, Adrian Kazazi, 61 vjeç.



Adrian Kazazi ishte baba i 2 djemve e bashkëshort, ishte njeri i nderuar e mjaft i njohur në komunitetin e shqiptarëve në Romë.

Ai ka vdekur nga Koronavirus duke u bërë kështu edhe shqiptari i parë që humb jetën prej pandemisë në Romë.

Kazazi punonte prej vitesh pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë.

Ai u vlerësua në janar të 2020 nga FAO me medaljen për 25 vjet punë në këtë Institucion.



SHIKO VIDEON > Në këtë qytet të Kosovës kafja po shërbehet me dron

Drejtori i Përgjithshëm i FAO, Qu Dongyu ka shkruar:

Me dhimbje të madhe mësoj për humbjen e kolegut dhe mikut tonë, Adrian Kazazi, 25 vite dedikim për FAO. Një ditë e trishtë për komunitetin tonë. Ngushëllimet tona familjes. Do na mungojë pafundësisht.



Gjatë ditës së djeshme në selinë e FAO në Romë, flamuri i këtij Institucioni u ngrit në gjysmështizë.

LEXO EDHE:
Ky do të jetë moti gjatë ditës së sotme