Lajme

Vdes nga COVID-19 hoxha i njohur kosovar

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se ka vdekur hoxha Hajrullah Hoxha, nga Drenasi.

BIK bën të ditur se hoxha ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Njoftimi i Bashkësisë Islame:

NJOFTIM!

Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë.

Po ashtu, ju njoftojmë se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?