Lajme

Vdes nëna e gazetarit Baton Haxhiu, e ngushëllon politikani i njohur

Ka ndërruar jetë nëna e gazetarit Baton Haxhiu.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime gazetarit dhe familjes së tij.

“Ngushëllimet më të thella mikut tim Baton Haxhiu për humbjen e nënës së tij.”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nëna Mane pushoftë e qetë në paqe. Lutem që Familja Haxhiu të gjejë forcë për përballimin e kësaj dhimbjeje”, përfundoi Veseli.