Lajme

Vdes në QKUK pesë vjeçari që u zu nga dyert e oborrit

Sot në orët hershme të mëngjesit në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Kushnin i Prizrenit.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur më datën 27 maj. Viktima kishte marrë lëndime të rënda, ku nga prindërit ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. I njëjti është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”.

Sipas policisë ata tek sot janë njoftuar për rastin nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Në konsultim me prokurorin trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është hapur si “Vdekje aksidentale”. /Reporteri.net/