Lajme

Vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe aktorja e teatrit

Ka vdekur ish-gazetarja dhe aktorja e teatrit “Qëndresa” në Fushë Kosovë, Teutë Tmava.

Lajmin e ka bërë të ditur Ali Topalli në Facebook-un e tij.

“Teutë na ike shpejtë dhe papritmas, nuk e besuam. Do të kujtojmë si shoqe të mirë, aktore e personalitet me nam në Fushë Kosovë. Lamtumir Teutë!”, shkruan ndër të tjera ai.