Lajme

Vdes krijuesja e njohur Miradije Maliqi

Ka ndërruar jetë shkrimtarja, poetja e njohur nga Gostivari, Miradije Maliqi, shkruan Veriu.info

Maliqi ka qenë shumë aktive në jetën kulturore si shkrimtare, poete, skenariste e disa filmave dokumentarë.

Dhe si e tillë është vlerësuar me shumë shpërblime dhe mirënjohje në prozë dhe poezi.

Ndërsa pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka dhënë, Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës me anë të një postimi në rrjetin Social Facebook .

Miradije Maliqin do ta kujtojmë me respekt të thellë si veprimtare e hershme dhe shumë e përkushtuar e organizimit të jetës sonë kulturore në Zvicër”- shkruhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Josep Borell me "ultimatum": Kosova të tërheqë Policinë nga ndërtesat e komunave në veri