Lajme

Vdes ish-presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev

Mihail Gorbachov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, vdiq në moshën 92-vjeçare pas një sëmundje të gjatë, raporton mediumi kroat Index.hr, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Informacioni për vdekjen e Gorbaçovit, siç raporton mediumi kroat, u publikua nga media shtetërore ruse RIA dhe TASS.

Gorbaçovi ishte lideri i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1990. Nga viti 1985 deri në 1991, ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të BRSS dhe nga 1988 deri në 1991, President i Shtetit.

Ideologjikisht, në fillim të karrierës së tij politike, Gorbaçovi ishte i prirur drejt marksizmit dhe leninizmit, por në fillim të viteve ’90 ai ishte kthyer në idenë e demokracisë sociale.

LEXO EDHE:  E rëndë: Gruaja që tentoi t’i jap fund jetës dje në Prizren hidhet sot nga kati i parë i spitalit, dërgohet në QKUK