Lajme

Vdes ish-luftëtari i Koshares, kishte mbi 40 intervenime kirurgjike për shkak të plagëve të luftës

Pas 40 intervenimeve kirurgjike për shkak të plagëve të luftës, është ndarë nga jeta Lumni Gashi, luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili mori pjesë edhe në betejën e lavdishme të Koshares.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ish-komandanti i kësaj zone, Rrustem Berisha, i cili e përshkruan të ndjerin Gashi, si një person trim, të dashur me shokët, luftëtar i dalluar dhe si një burrë i cili kaloi shumë sfida për shkak të gjendjes shëndetësore dhe plagëve të marra, shkruan Gazeta Sinjali.

“Lumniu ishte djalë trim, i vendosur, shumë i dashur me shokët dhe luftëtar i dalluar në njësinë e topave në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“, ka shkruar Berisha.