Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, viktima e 8 brenda 24 orëve
Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë edhe një person nga Klina i cili ishte i prekur me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari, Zenun Elezaj përmes një njoftimi në Facebook.
Viktima është Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel.
Postimi i plotë:
Telegram Ngushëllimi
Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19.
Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur./Insajderi.org