Lajme

Vdes edhe një i infektuar me Koronavirus, 8 pacientë në gjendje të rëndë

Në Pejë, ka vdekur një pacient 67 vjeçar, i infektuar me Koronavirus, njoftoi sot Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Sipas mjekëve, i moshuari, krahas COVID-it kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Poashtu bëhet e ditur se 8 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga gjithsej 61 pacientë me Koronavirus që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se janë shënuar 130 viktima të këtij infeksioni.

Që nga fillimi pandemisë e deri më sot, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5 mijë e 617 raste pozitive me Koronavirus, prej tyre 2 mijë e 811 janë shëruar, ndërsa 2 mijë e 676 janë ende raste aktive./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?