Lajme

Vdes dy vjeçarja, nëna e la në makinë për 5 orë, për të pirë kafe me mikun e saj

Nëna kishte shkuar për të pirë me një mik të saj dhe në veturë ku temperaturat kishin qenë tejet të larta kishte lënë vajzën e saj dy vjeçare.

Kur ishte kthyer pas pesë orëve, nëna kishte parë se vajza e saj kishte vdekur.

June Love Agosto ishte e mbyllur në makinë nën një batanije në temperaturë të lartë për rreth pesë orë, të shtunën.

Nëna e saj e la ngrohjen e veturës ndezur dhe mbajti xhamat e mbyllur ndërsa shkoi dhe u ul në automjetin e një miku të saj duke pirë alkool në Torrance, California. Kur u kthye në veturën e saj, ajo hapi derën dhe gjeti vajzën e mbuluar në të vjella dhe shumë e nxehtë.

June u dërgua në spital me djegie në fytyrë, gjoks dhe krah ndërsa kishte pësuar edhe sulm në zemër. Nëna e dyvjeçare po mbahet në arrest ndërsa policia po kryen një hetim.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?