Lajme

Vdes babai i heroit Afrim Zhitia

Ka vdekur Osman Zhitia babai i heroit Afrim Zhitia, shkruan Gazeta Metro.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit”. ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ky është shkrimi i tij :

Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta. Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19