Lajme

Vdes aktori i njohur

Një aktor rus humbi jetën në teatrin famoz të Moskës “Bolshoi”, pasi u zu poshtë nga një pjesë e skenografisë, gjatë shfaqjes.

Sipas njoftimit zyrtar të teatrit “Bolshoi”, aktori Yevgeny Kulesh humbi jetën gjatë ndërrimit të skenografisë në operan “Sadko”.

Ngjarja ishte shumë e rëndë dhe spektatorët e panë atë të gjithën. Ata shkuan menjëherë në skenë për të ndihmuar aktorin, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur vdekjen e 37 vjeçarit në skenë.

Mendohet se aktori Kulesh shkoi në drejtimin e gabuar gjatë vendosjes së skenografisë dhe për këtë arsye ajo e zuri poshtë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?