Lajme

Vdekje e dyshimtë, një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur sot në Prishtinë. Viktima është gjetur pa shenja jete në një shtëpi, ndërsa shkaqet e vdekjes janë të panjohura.
Një person i moshës 65-vjeçare është gjetur i vdekur sot rreth orës 14:00, në rrugën e Krujës në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi në rrugën e Krujës në Prishtinë. Vdekjen e viktimës mashkull 65 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, ndërsa me rastin po merren njësitet përkatëse. /GazetaExpress


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?