Lajme

Vdekja tragjike e 27 vjeçares, në gjendje të rëndë edhe motra e saj

Janë zbardhur detaje të reja nga lajmi tragjik i humbjes së jetës së një 27 vjeçare në qytetin e Beratit, si pasojë e Covid.

Ariola Sakollari Gjeçi, mësohet se kishte shkuar për t’ju shërbyer prindërve të saj në Berat, ku edhe është infektuar, duke humbur jetën në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

E reja raportohet se ka humbur jetën ditën e djeshme, ndërkohë që edhe e motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

E reja që humbi jetën pritej që së shpejti të martohej dhe nuk vuante nga sëmundje shoqëruese.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?