Lajme

Vdekja e punëtorit të Telekomit në vendin e tij të punës, ky është dyshimi i parë për shkakun

Një person i lindur në vitin 1966 ka ndërrur jetë dje në vendin e tij të punës në Telekomin e Kosovës.

Vdekjen e të ndjerit e kanë konfirmuar burime të Gazetës Sinjali brenda Telekomit, teksa theksojnë se vdekja e tij dyshohet se erdhi si pasojë e një sulmi kardiak.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?