Lajme

Vazhdon rritja e rasteve aktive me COVID-19 krahasuar me numrin e të shëruarve

Ka arritur në 1 mijë e 293 numri i pacientëve që po përballen me virusin Korona.

Ky numër është rritur për 43 raste krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 1, 250 raste aktive me COVID-19.

Numri i rasteve aktive është rritur ditëve të fundit për shkak të mos respektimit të rekomandimeve shëndetësore për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shumica e të prekurve janë duke u trajtuar në kushte të izolimit shtëpiak, ndërsa një numër i rasteve më serioze janë shtrirë në Infektivë dhe në klinikat tjera të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

113 raste të reja me Koronavirus u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas analizimit të 266 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Shumica e këtyre rasteve, i përkasin komunës së Prishtinës, gjithsej 36, pasuar nga Komuna e Ferizajit, me 15 raste dhe Komuna e Gjilanit me 12 raste, Komuna e Prizrenit, 11 raste dhe e Mitrovicës me 10 raste

IKSHP-ja njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 67 pacientë duke rritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në gjithsej 1.644 raste.

Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?